Unaza me vlerë 750,000 euro e turistes gjendet në vendin e çuditshëm të hotelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur një turiste malajziane nuk e gjeti dot unazën e diamantit në dhomën e hotelit Ritz në Paris, e kuptueshme që frika se nuk do e merrte më kurrë mbrapsht i ktheu ditët e saj të pushimit, në më të vështirat e jetës.

Menjëherë, mëngjesin e ditës së nesërme ajo shkoi në rajonin më të afërt të policisë, duke u shprehur se besonte se një nga pjesëtarët e stafit në hotelin luksoz mund ta kishte vjedhur bizhuterinë me vlerën e madhe, plot 750,000 euro.

Sipas gazetës Le Parisien, ajo e kishte lënë në një tavolinë në dhomën ku ishte akomoduar, para se të largohej për të bërë blerje në disa dyqane në kryeqytetin francez.

Por, kur turistja u kthye në dhomë, u përball befasisht me surprizën e pakëndshme, pasi unaza me diamant 6,51 karat nuk gjendjej në vendin ku e kishte lënë. Sapo mësuan ngjarjen, menaxherët e hotelit u vënë në lëvizje dhe unaza u gjet diku ku jo të gjithëve mund t’u shkojë mendja: në qesen e vakumit të fshesës me korent.

Në një deklaratë për Le Parisien, përfaqësuesit e hotelit thanë se: “Falë punës së kujdesshme të kërkimit nga ana e agjentëve të sigurisë, unaza u gjet. Klientja jonë është e kënaqur me këtë lajm”./E.Ç

Të fundit

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Lajme të tjera

Web TV