Yuri Kim sërish në zyrën e Ramës

Ambasadorja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi është duke u zhvilluar në zyrën e kryeministrit Rama.

Ky është takimi i dytë që Kim dhe Rama zhvillojnë brenda dy javësh. Takimi i parë midis tyre ishte prezantimi i ambasadores pas marrjes së detyrës.

Ende nuk janë bërë publike temat e diskutimit midis Kim dhe Ramës.