Agjenti i Pogbas nxit Juventusin: Italia është shtëpia e tij e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjenti i Paul Pogbas mund të thuhet se ka konfirmuar zërat për një transferim të lojtarit te Seria A, më konkretisht te Juventusi.

Pogba nuk ka kaluar një sezon të mirë te Manchester United, ndaj do që në fund të sezonit të largohet prej andej. Për këtë arsye drejtuesit e United kanë vënë një çmim për lojtarin dhe kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e tij.

Dy skuadrat më potente dhe që duan me patjetër transferimin e lojtarit janë Real Madrid dhe Juventusi.

Megjithatë sot agjenti i tij, Mino Raiola ka thënë se Italia është shtëpia e Pogbas dhe se ai dëshiron të luajë në një klub të madh.

“Si për Ibrën, edhe për Pogba Italia është një shtëpi e dytë dhe ai nuk do të mendonte dy herë të shkonte përsëri te Juventusi, por ne do të flasim për këtë pas kampionatit europian. Ai dëshiron të garojë në nivelet më të larta, por ai me siguri nuk mund të largohet tani nëse gjërat nuk shkojnë mirë”,-është shprehur ndër të tjera Raiola./Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV