Aksident në Fier, tre persona të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e 14 shkurtit në qytetin e Fierit. Mësohet se një mjet i tipit ‘Benz’ dhe ‘Volksëagen’ u përplasën me njëri-tjetrin.

Raportohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kraps. Dyshohet se lagështia në rrugë është bërë shkak i aksidentit.

Tre personat e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit. Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Fjala.al