Bulqizë/ Trupat e nënës dhe fëmijëve u gjetën nga kunata, babai është emigrant në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tragjedia në familjen Tolaj në Ostren të Bulqizës ka ndodhur gjatë natës, ndërsa është zbuluar mëngjesin e sotëm nga kunata. Rreth orës 11:30, kunata kishte shkuar pranë banesës për të ushqyer bagëtitë dhe pasi trokiti në derën e familjes askush nuk është përgjigjur.

Bashkë me ndihmën e fqinjve, kunata arriti të hynte me forcë në banesë dhe aty u përball me tragjedinë.

Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën, 18 vjeçe dhe Fajtonin, 14 vjeç, kishin humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa Merita, 8 vjeçe, kishte ende shenja jete. Vajza e vogël u transportua me urgjencë drejt spitalit. Ajo ndodhet për trajtim në Maqedoninë e Veriut, ku është dërguar me helikopter, por deri më tani nuk ka informacione mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Nëna dhe tre fëmijët jetonin në banesën ku pati rrjedhje gazi, ndërsa burri i familjes ndodhet emigrant në Greqi.

Të fundit

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Lajme të tjera

Web TV