Çiftet e harruara të Hollywoodit, që dikur ishin bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi mësuar që në kryetitujt e faqeve rozë të shohim vazhdimisht çiftet e njohura të Hollywoodit, mirëpo ekzistojnë edhe të tillë për të cilët kemi harruar se dikur kanë qenë bashkë.

Shumë prej yjeve që do ua sjellim më poshtë, tashmë janë të martuar apo në lidhje serioze, dhe ndoshta nuk mendojnë për njëri-tjetrin.

Ndërkaq, për disa prej tyre janë aq interesantë saqë është vështirë të besohet se kanë qenë ndonjëherë të lidhur, për më shumë, fansat janë të habitur pse nuk e kanë mbajtur lidhjen më gjatë.

Nicole Kidman dhe Lenny KravitzAktorja hollivudiane ka pranuar se dikur ka qenë në lidhje me rokerin amerikan, me të cilin e kishte filluar lidhjen në vitin 2003. “Nuk isha e gatshme. Ne nuk ishim të gatshëm”, ka treguar Kidman në një intervistë të mëhershme.

Topher Grace dhe Ivanka TrumpAktori amerikan dhe vajza e madhe presidentit Donald Trump kanë qenë në lidhje para shumë vitesh. Grace e ka konfirmuar lidhjen, për të cilën ka thënë se nuk ka zgjatur shumë.

Kirsten Dunst dhe Jake GyllenhaalDy aktorët kanë qenë të lidhur në periudhën 2002-2004, pasi ishin njohur përmes motrës së Gyllenhaal, Maggie. Madje edhe kanë bashkëjetuar në një shtëpi në Los Angeles.

Sarah Jessica Parker dhe Robert Downey Jr.Lidhja e tyre ka zgjatur plot shtatë vite, prej se ishin njohur në filmin “Firstborn” në vitin 1984.

Asokohe aktori kishte probleme me vartësinë nga substancat narkotike, ndërsa ylli i “Sex and the City” ishte përpjekur t’i ndihmonte për t’i kaluar ato vështirësi.

Katy Perry dhe Josh GrobanGroban ka pranuar se pos lidhjes me këngëtaren, por edhe kënga e Katyt, “The One That Got Away”, i është kushtuar atij.

Jenna Dewan dhe Justin TimberlakePas ndarjes nga Britney Spears, Timberlake nisi të shoqërohej me Jennan, me të cilën nisi lidhjen, të cilën ajo e konfirmoi më vonë.

“Kemi qenë në lidhje. Nuk ka zgjatur shumë, ishim më shumë miq edhe kur ishim të lidhur”, ka treguar Dewan, e cila ka sqaruar se Justin ishte lidhur me të sa për ta tejkaluar ndarjen nga Britney.

Jessica Biel dhe Chris EvansPara se ta gjente dashurinë e vërtetë te Justin Timberlake, Jessica Biel ka qenë në lidhje me ‘Kapiten Amerikën’. Aktorja dhe Chris Evans kishin aktruar në dy filma bashkë, kur edhe kishin qenë në romancë.

Alanis Morissette dhe Ryan ReynoldsAktori dhe këngëtarja janë takuar në një festë ditëlindjeje të Drew Barrymore në vitin 2002. Madje, ishin fejuar, por pas dy vitesh janë ndarë.

Lexo edhe :  Ledioni futet brenda në shtëpi, nxjerr G Banin nga gara e ”Big Brother”

Winona Ryder dhe Matt DamonDy aktorët e nisën lidhjen në vitin 1997, ndërsa ishin njohur përmes Gwyneth Paltrow gjatë festës së Vitit të Ri. Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2000.

January Jones dhe Ashton KutcherAta u njohën në vitin 1998, ndërsa lidhja e tyre ka zgjatur tri vjet. Aktorja e ka falënderuar Kutcherin për kohën e përbashkët, sepse e kishte mbështetur në karrierë.

Macaulay Culkin dhe Mila KunisGruaja e tanishme e Kutcher, Mila Kunis, ka pasur një romancë afatgjate me aktorin e “Home Alone”, me të cilin ka qenë e lidhur për tetë vite, para se të ndaheshin në vitin 2011.

Shia LaBeouf dhe RihannaAktori dhe këngëtarja kanë pasur një lidhje të shkurtë në vitin 2007. LaBeouf ka treguar se pasioni nuk kishte zgjatur dhe ata kishin mbetur miq.

Kim Kardashian dhe Nick LacheyPo, ata kanë qenë të lidhur shkurt në vitin 2006, gjë të cilën Lachey e kishte konfirmuar. Të dy yjet tash janë të martuar me partnerë të tjerë.

Kate Hudson dhe Dax ShepardNga miq, u bënë të dashur, por lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj, sepse e kuptuan se më mirë funksionojnë si miq.

Jo shumë kohë pas ndarjes Shepard e takoi gruan e tanishme, Kristen Bell, me të cilën u martua në vitin 2013 dhe kanë dy vajza së bashku. Hudson është në lidhje me Danny Fujikawa, me të cilin u bënë prindër të një vajze në vitin 2018.

Britney Spears dhe Kevin FederlineBritney dhe Kevin u martuan në vitin 2004 dhe kanë dy djem bashkë. Lidhja e tyre ishte shoqëruar me probleme të shumta, ndërsa shkurorëzimi i tyre në vitin 2006 ishte turbulent.

Ryan Gosling dhe Sandra BullockNë periudhën 2002-2003, Ryan Gosling ka qenë në lidhje me kolegen nga filmi “Murder by Numbers”, Sandra Bullock. Ajo është 16 vjet më e moshuar se aktori.

Miley Cyrus dhe Nick Jonas

Dy këngëtarët ishin akoma fëmijë kur kishin qenë në lidhje në vitin 2006, ndërsa lidhjen e tyre e ka konfirmuar Miley. “Nick dhe unë jemi dashur. Gjatë atyre dy viteve ishim bashkë praktikisht 25 orë në javë”, ka treguar Cyrus, e cila ka qenë 15 vjeçe kur ishte lidhur me Nick.

Tom Cruise dhe Sofia VergaraAktorja, e cila aktualisht është në një martesë afatgjate me Joe Manganiellon, në vitin 2005 kishte pasur një lidhje me aktorin e famshëm hollivudian./Telegrafi/

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV