FOTO/ Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Po pres nipërit

Ylli i Juventusit Gianluigi Buffon ka ndërruar fanellën me djalin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, Daniel, duke marrë edhe një veshje të tij në koleksionin që ka bërë.

Ndonëse është 42 vjeç portieri i bardhezinjve vazhdon të luajë për skuadrën e bardhezinjve. Në ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Italisë,ku Juve mori barazimin 1-1 ndaj ekipit të Milan ai ishte titullar.

Pas mbarimit të kësaj ndeshje, italian ndërroi fanellën me Daniel Maldinin, djalin e legjendës së Milanit dhe me Paolon.

Ndër në konferencën e zhvilluar pas ndeshjes, Buffon tha se koleksionit të tij i ishte shtuar një tjetër fanellë dhe më pas qeshi teksa ishte duke folur.

Ai tha për mediet se deri më tani ka ndërruar plot 4 fanella me legjendat dhe djemtë e tyre de ka shtuar me shaka se po pret dhe nipërit tashmë.

“Në koleksionin tim kam fanellat e Enrico Chiesas dhe djalit të tij (Federico), George Ëeah dhe djalit të tij (Timothy), Lilian Thuram dhe djalit të tij (Marcus) dhe tani Paolo Maldini dhe djalin e tij. Tani po pres nipërit e mbesat e tyre!”-tha Buffon pas takimit./Fjala.al/