Gati marrëveshja për linjën hekurudhore Beograd-Fushë Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore ishte dialogu, por ka edhe një marrëveshje.

Pas takimeve me krerët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq si dhe kosultimeve të mëparshme të ekipeve të këtyre dy vendeve, në Mynih u kumtua se të premten (14.02) do të nënshkruhet marrëveshja për hekurudhat. Kjo marrëveshje është në fakt një letër e qëllimeve të mira për hapjen e hekurudhës Beograd – Fushë Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Thaçi i tha Deutsche Welles se takimi i mbajtur mbrëmë me ambasadorin Grennell ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Thaçi dhe Grenelle, si dhe më parë Vuçiq dhe Grenell, në takime të ndara, kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet. Por Thaçi tha se me ambasadorin Grennell është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila do t’i „sillte Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohjen reciproke.”

Diskutimet për dialogun

Presidenti Thaçi tha se në takim është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke. Thaçi është i bindur se ky dialog do të sjellë paqe dhe përparim dhe rajon. Më parë Grenell bisedoi edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në veçanti nënvizoi vendosmërinë e Grenellit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Vuçiq tha se heqja e taksës është kushti për vazhdimin e dialogut me palën kosovare. Presidenti serb u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve, por bisedimet, sipas tij, nuk do të jenë fare të lehta. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë nuk përjashtojnë mundësinë që këtë vit të arrihet ndonjë marrëveshje finale mes palëve, por asnjëra palë nuk është tepër optimiste, se kjo do të arrihet.

Lexo edhe :  Shkrimi kundër UÇK, Kurti i del në mbrojtje Dimal Bashës

Heshtja e Grenellit

Ambasadori Grenell nuk është prononcuar para mediave. Por gjatë ditës sot do të mbahet në Konferencën e sigurisë në Mynih edhe një panel për sigurinë në Ballkan. Ndër pjesëmarrësit janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe i ngarkuari i BE për politikë të Jashtme, Josep Borell./DW/

Të fundit

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar...

Lajme të tjera

Web TV