Kështu vishen femrat e suksesshme dhe të sigurta në vetvete!

Femrat të cilat rrezatojnë vetëbesim kanë stilin e tyre të ndërtuar dhe kur personi i tillë shfaqet në lokal është e pamundshme të mos e vëreni.

Këto rroba gjenden në gardërobën e femrës së lumtur, e cila e do veten në tërësi:

Ngjyra e rrobaveFemrat e sigurta në të shumtën e rasteve zgjedhin gardërobë ngjyrash të zjarrta. Nuk frikësohen që të eksperimentojnë dhe ndonjëherë t’i bashkojnë edhe disa ngjyra të cilat është e vështirë të imagjinohen bashkë.

Ato janë të guximshme dhe nuk u intereson mendimi i të tjerëve, femrat e kënaqura dëshirojnë ta tregojnë veten.

Rrobat të cilat theksojnë trupinKur është femra e kënaqur me veten, kryesisht atë dëshiron edhe ta theksojë. Ajo femër e cila e do trupin e vet, me gardërobë thekson atë që është më e bukura në trupin e saj.

Ndjekin modënNuk ndjekin me çdo kusht modën, mirëpo ato dëshirojnë të zgjedhin gjithë ato gjëra të reja që u pëlqejnë dhe çdo sezon provojnë diçka ndryshe. Lozin me stilet dhe për veshjet e tyre kurrë nuk mund të thoni që nuk janë të interesante.

AksesorëtPjesët mbresëlënëse të stolive marrin pjesën më të madhe të koleksionit të tyre. Çdo veshje është e shoqëruar me pjesë të cilat janë mbresëlënëse.