Rama në Rusi, por jo takim me kryeministrin dhe Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të kryesimit të Presidencës së OSBE-së, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi, më 26 shkurt. Lajmi është bërë publik disa ditë më parë në Tiranë, ndërkohë që Ambasada e Shqipërisë në Moskë ka njoftuar së fundmi edhe mediat ruse.

“Agjenda është aprovuar tashmë”, konfirmon ambasada shqiptare.

Por edhe pse takimet e kryeministrit Rama nuk janë bërë publike ende, mediat ruse kanë zbardhur disa detaje. Duke citur burime diplomatike, mediat ruse bëjnë me dije se Rama do të takohet vetem Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë, raporton Fjala.al

Mediat nuk raportojnë për takime të kryeministrit shqiptar me homologun rus, Mikhail Mishustin, apo me presidentin Vladimir Putin.

Sa i përket takimit Rama-Lavrov, nuk konfirmohet deri më tani për një konferencë të përbashkët për shtyp, megjithatë, agjenda nuk është bërë publike.

Në fund të muajit janar, kryeministri Rama ishte në një vizitë zyrtare në Ukrainë ku u takua me drejtuesit më të lartë, përfshirë kryeministrin dhe presidentin. Ai zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas, Vadym Prystaiko.

Konflikti në lindjen e Ukrainës, e banuar nga rusët, është në krye të agjendës së Presidencës shqiptare të OSBE-së./Fjala.al

Të fundit

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në...

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka çuar temperaturat mbi 40°C. Spanja...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

Lajme të tjera

Web TV