Rritja e tarifave nga Vodafone-Albtelecom, “Konkurrenca” pezullon vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Konkurrencës vendori të pezullojë rritjen e tarifave të telefonisë celuale. Në mbledhjen e ditës së sotme me vendim nr. 680 u vendos:

“Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare” Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e: Në mbledhjen e tij të datës 14.02.2020, shqyrtoi çështjen me: Objekt: Marrja e masës së përkohshme në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. “Ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.  Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.  Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore, deri sa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme.

Rritja e tarifave

Kompanitë e telefonisë celulare rrisin tarifat e paketave me parapagesë me 200 lekë për secilën prej tyre. Vendimin e kanë marrë të paktën nga kompani celulare që operojnë në treg, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën vlerë. Vodafon dhe Albtelekom kanë nisur aplikimin e tarifave të reja. Abonentët nuk janë njoftuar paraprakisht për ndryshimin e tarifave të paketave, por janë vënë përballë faktin në momentin që paraqitur në dyqanet e kompanive për të marrë shërbimin. Ndërkohë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e kompanive të telefonive celulare për rritjen e tarifave. Autoriteti është enti që duhet të mbikëqyrë tregun dhe të miratojmë më parë propozimet për ndryshimet e tarifave të shërbimeve.

Lexo edhe :  PD humb betejën ligjore/Kushtetuesja i jep dritën jeshile projektit të Portit të Durrësit

Fjala.al, ishte ndër të vetmet media që njoftoi rritjen e tarifave për paketat me parapagim nga ana e kompanive të telefonisë celulare.

Linku 

 

Të fundit

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte...

Spiralja e largimit të mjekëve, 40% e buzave të bardha duan të emigrojnë

Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se...

Temperatura deri në -5 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për sot, 22 shkurt 2025

Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites do të...

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik. Vështirësia...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

Lajme të tjera

Web TV