Çfarë ndodhi në München?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Nga Enver Robelli

Burime diplomatike që e përcollën “debatin” mes Kurtit, Vuçiçit, Thaçit, Ramës dhe të tjerëve të pranishëm në Konferencën e Sigurisë në München kështu e përshkruajnë atmosferën:

“Presidenti serb ishte tepër agresiv kundër Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës ishte i artikuluar, konstruktiv, i prezantoi argumentet e tij për dialogun dhe reformën. Larg më i miri. Vuçiçi (dhe, për të qenë i sinqertë, edhe Rama) patën çehre agresive”.

Agresiviteti i Vuçiçit në München është shenjë paniku dhe inferioriteti. Por edhe pjesë e shout të tij prej aktori. Ende pa mbaruar “debati” në München “gazetat” e Vuçiçit si “Informer” dhe “Kurir” (të cilat, në fakt, janë thertore me shkronja) nisën fushatën në stilin: “Vuçiçi ia mbylli gojën Kurtit”.

Sa i përket atmosferës së “debatit” në München: duket sikur ekziston një aleancë e heshtur mes kryetarit serb, presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Këtë përshtypje e kanë diplomatët që i njohin që të tre. Aleanca lidhet me betejën e tyre për të ruajtur pushtetin dhe me frikën se mund t’u rrezikohet pushteti. Po ra njëri, të tjerët mund të shkojnë pas tij. Herët apo vonë.

Zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor kanë qenë sinjal edhe ndaj rajonit: ndryshimet mund të ndodhin kur do shoqëria. Rrjedhimisht, sivjet autokratët e Ballkanit më shumë energji do të investojnë në rrëzimin e qeverisë së Kosovës se sa në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

 

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV