Korrupsioni ‘tradhton’ Shqipërinë në Arbitrazh, dëmi 1.4 miliard Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ndërkombëtare zhyt vendin tonë në një kaos financiar për shkak të gjyqeve që shteti ka humbur. Janë një sërë të dhënash që lidhen me këtë fakt ndërkohë që në krye të përfitimit gjendet italiani Francesco Beccheti! Janë edhe një sërë kompanish të tjera që e kanë paditur vendin tonë, aq sa shifra është vërtet tronditëse për një vend me një ekonomi si kjo e jona.

Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim. Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe. Sipas auditit aktualisht ndaj Shqipërisë ka 9 padi aktive në gjykatat e arbitrazhit, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre i përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata Ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro. Por ky vendim nuk quhet ende përfundimtar pasi Shqipëria e ka ankimuar dhe procesi vazhdon.

Por veç dy padive nga kompanitë e italianit, kundër Shqipërisë janë edhe 7 gjyqe nga kompani të tjera. Pjesa dërrmuese e këtyre padive janë kundër Ministrisë së Energjisë dhe agjencive në varësi të saj. Ndaj Albpetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë dy padi aktive në arbitrazh, ku pretendimi i kompanive është për dëmshpërblim mbi 110 milionë euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar është paditur në Gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për 44 milionë euro, ndërsa OSHE dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve janë paditur respektivisht me 5 dhe 20 milionë euro. Kjo është hera e parë kur një dokument shtetëror zbulon biznesin gjigant të Arbitrazhit, i cili rrezikon të trondis financat e shtetit për shkak të pakujdesive apo korrupsionit të institucioneve, që e kanë ekspozuar vendin përballë pretendimeve stratosferike. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po...

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV