Libri si ilaç shërimi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Behar GJOKA

Kërkimi rastësor në internet, përpara disa kohësh, më solli një lajm që në fillim mu duk krejt i pazakontë, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe në Londër ishte hapur edhe një librari tjetër, ku libri trajtohet si një nga mjetet unike për shërim. Në fakt, në mjediset e perëndimit, kur flitet për letërsinë, për tekstet letrare, krahas atributeve të tjera, si një vlerë shpirtërore specifike, gjithnjë e me shumë u mëvishen edhe gjasa shoqëruese, e cila buron nga brendësia e teksteve letrare dhe realizohet përmes librit. Shërimi, me anë të librit, e ka marrë emrin biblioterapi, pra një tip shërim, unik dhe specifik, që kryhet me anë të leximit të një teksti letrar.

Thelbi i biblioterapisë shprehëse, pra i shërimit me anë të një teksti letrar, me sa duket dhe thuhet, kryesisht lidhet me komunikimin, tashmë pa ndërmjetës, si akt i leximit dhe shërimit, që përfshin të gjithë grupmoshat. Për të kuptuar diçka nga kjo enigmë, së paku për mjediset tona, le të nisemi nga një situatë shërimi me anë të psikoterapisë, që realizohet me anë të komunikimit me praninë e psikologut. Këto dy anë të shërimit me anë të komunikimit, pra në mes të psikoterapisë dhe biblioterapisë, nëse i bashkon vetëm në pikën e komunikimit, ato po kaq ndërlidhen në mënyrën dhe formën e komunikimit, sepse biblioterapia realizohet me anë të komunikimit me tekstet letrare, pra është një komunikim specifik, që mundësohet me anë të leximit/aktiv për të bërë të mundur shërimin nga një sërë shqetësimesh që ka qenia njerëzore.

Megjithëse në mjediset tona, pak dihet, dhe më pak është folur, e prandaj është momenti që duhet ndezur drita jeshile për ta njohur dhe hipotekuar si një shans tjetër të ri për të shpëtuar nga stresi ose forma të tjera të pafundme të shqetësimeve që të sjellë përditshmëria. Diku tjetër, pra në vende të tjera, aftësia shëruese e teksteve letrare, është njohur, madje edhe është përdorur gjerësisht. Kështu, grekët e lashtë, qysh në hershmëri, kanë besuar në fuqinë shëruese të leximit, prandaj gjithmonë në derë të bibliotekave kanë vënë mbishkrimin vend shërues për shpirtin. Në kohë dhe hapësira të ndryshme, megjithëse shoqëritë njerëzore kaluan nga njëri sistem në tjetrin, përveç kënaqësisë së madhe dhe të pazakontë, që i mveshën librit, herë si të pohuar, por në shumicën e herëve si të nënkuptuar bartën edhe cilësinë shëruese të librit.

Formën e vetë të plotë si koncept dhe shkencë, terapia përmes librit, pra Biblioterapia, e fiton sidomos rreth viteve ’30 të shekullit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa në këtë periudhë kohore ka një zgjim të jashtëzakonshëm ndaj libri si një mënyrë dhe mjet shërues, në Londër. Në mes të tjerash prej andej kemi një situatë të tillë që lajmëron se: Libraria e fundit është hapur këto ditë dhe quhet “School of Life” (“Shkolla e Jetës”). Për të kuptuar përbërjen dhe rolin e saj, duhet ndjekur filli i njoftimeve që vijnë, ku mes të tjerash shkruhet: Është një lloj “farmacie kulturore” shumë e veçantë, që u ofron vizituesve të saj ushqim për barkun dhe mendjen. , që në fakt të sjellë në mend gjithë ndihmesën e dhënë nga shkrimtarja Virginia Woolf, pra, më në fund kuptohet se biblioterapia është edhe një nga shërbimet e shumta që i ofrohet lexuesit nga një librari e re, që siç njoftohet, e cila është hapur në “Bloomsbury”, lagje e Londrës, ku lulëzoi këndi letrar me të njëjtin emër, që ende edhe sot ka mbetur zemra letrare e kryeqytetit.

Për të sjellë për lexuesit edhe një mendim tjetër që ilustron idenë shëruese të librit: Pasi përfundova së lexuari për të 12-ën herë librin Lufta dhe Paqja, shkruante në 1951 në ditarin e tij shkrimtari rus Mikhail Prishvin, kuptova më në fund domethënien e ekzistencës sime. Këto fakte dhe shumë të tjera, që kanë ngjarë kohë më parë, apo edhe tani, na mundësojnë jo pak, që të krijojmë një ide mbi terapinë me anë të libri, mbi sekretin që bart një tekst letrar, që përpos se të të njohë me botën, por edhe të edukojë dhe zbukurojë shpirtin, ndikon edhe për shërimin nga lëngatat e ndryshme jetësore, psikologjike dhe të stresve të pranishme në jetën e njeriut. Prandaj, këto fakte, e bëjnë të pashmangshme një diskutim mbi këtë prani, që fsheh dhe na e zbulon një tekst letrar, një diskutim të institucioneve të kulturës dhe të shëndetit mendor, të shkrimtarëve dhe studiesve, të shkollës dhe familjes, të shoqërisë që edhe pse shfaq simptoma të stresit të shtuar, përsëri bën sikur i di mirë këto gjëra, madje sikur di edhe mënyrën e shërimit.

Lexo edhe :  Me kufje

Po flasim për një realitet të ri, mbase për një hemisferë të tjetër të tekstit letrar, që aty ka qenë, që përgjithësisht nuk e kemi vënë re, ose që edhe nuk e kemi ditur, por që tashmë do të duhet të njihet, të zbulohet dhe mbi të gjitha të hipotekohet si një shans dhe mënyrë e re e forcës shëruese të librit, me gjasë të tekstit letrar. Bazuar në rezultatet ku ka mbërritur biblioterapia në hapësirat e tjera, kryesisht të perëndimit, aq sa vihet re se tanimë njihen edhe fazat e ndryshme, të cilat na vijnë edhe të përcaktuara: Identifikimi – kur lexuesi e gjen dhe identifikohet me personazhin; Katarza – kur lexuesi ndan shumë mendime dhe ndjenja me personazhin në veprën letrare;Mishërimi– kur lexuesi përmes personazhit kupton se si të përballet me problemet dhe çështjet e veta.

Pikërisht prania e tre fazave të biblioterapisë, na ndihmon për të kuptuar përmasat, rolin dhe nevojën për të hyrë në këtë hapësirë të shërimit, duke lexuar dhe shijuar artin magjik të letërsisë. Duke qenë një temë e re, në marrëdhënie me librin, tashmë si mjet utilitar, vetvetiu lindin disa pyetje, që në përnjohje të kësaj hapësire, patjetër që do të marrin përgjigje. Si do të realizohet njohja e problemeve, e simptomave që mundet të shërohesh duke lexuar? Kush do të merret me ata që kanë shqetësime, pra cilët do të jenë terapeutistë të njohjes së librit, apo të shenjave të rëndimit shpirtëror dhe mendor, pra psikologët?

Nga praktika e përbotshme, këtë rol dhe mision, e kanë marrë përsipër shkrimtarët, studiuesit, por edhe njohës të librave. Por, përcaktimi i shenjave të dëmtimit, bëhet e nevojshme për tu ndjekur nga një psikolog. Pra, mbase do të duhet të kemi një ndërthurje të palëve që mundet të jenë ekspertët e biblioterapisë. Cili do të jetë pozicioni dhe marrëdhëniet e institucioneve, si shkolla, bibliotekat, libraritë, lidhur ngushtësisht edhe me këtë aspekt të përfaqësimit të hapësirës së teksteve letrare? Po familja, në çfarë lidhje do të jetë lidhur me librin, tanimë edhe si një mjet shërues? Kuptohet se biblioterapia, pasi të njihet si vlerë, të kuptohet si mision, shpejt do të jetë një bashkudhtar i jetës së njeriut, si shkrim letrar, që përmban energji të shumëfishta, por disi më tepër si lexim, që ndihmon për të çliruar këto energji dhe përmes tyre të shërohet nga jo pak shqetësime që e shoqërojnë qenien njerëzore. /Fjala.al/

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV