Lirimet me kusht të krerëve të krimit, ekspertët kontrolle nëpër burgje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lirimet me kusht të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë kriminale, janë bërë shkak për nisjen e një hetimi në të gjitha burgjet ne vend. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit, për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht.

Urdhri i firmosur nga kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, u është shpërndarë të gjitha burgjeve (IEVP) në vend dhe prej dhjetë ditësh janë duke u inspektuar dosjet e të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht. Burimet nga Burgjet tha se të gjithë punonjësit që do të gjenden me shkelje, do të kallëzohen penalisht në prokurori. Të dënuarit, të cilët ja kanë dalë të fitojnë lirinë me kusht, kanë marrë në një farë  mënyre edhe miratimin e zyrtarëve të burgjeve.

Kjo sepse në raportet dorëzohen në Gjykata, për pjesën dërrmuese të të dënuarve, punonjësit e burgjeve i kanë vlerësuar për sjellje shumë të mirë, edhe të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Lirimet me kusht janë shndërruar në një shqetësim të madh kohët e fundit dhe për këtë shkak, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, tha se do t`i ketë prioritet të punës se institucionit që drejton. Kohët e fundit, gjykatat kanë liruar edhe të dënuar me burgim të përjetshëm, siç janë e Gert Gjenerali apo Endrit Dokle, ky i fundit ish-kreu i një prej fraksioneve të bandës së Durrësit, e konsideruar si një prej më gjakësoreve në vend. Referuar të dhënave bë het me dije se kryesisht në për burgjet nga akne dalë  edhe emrat e bujshëm do të jetë edhe kontrolli me i detajuar. E megjithatë ata vijojnë lirinë! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV