Pompeo, Vuçiçit: SHBA-të presin normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“SHBA-të presin normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”. Kështu i bën të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Presidentit serb Vuçiç, përmes një letre.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë marrëdhëniet me Serbinë dhe kanë në vizion një Serbi demokratike, të zhvilluar ekonomikisht që është në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar në Europë”, thuhet në letrën e Pompeos për Vuçiç, ndër të tjera.

Më tej, Pompeo vë në dukje bashkëpunimin e gjatë mes SHBA-ve dhe Serbisë, dhe shpreh optimizmin për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën.

Ne jemi të inkurajuar nga ngjarjet e fundit që janë tregues i hapave drejt lehtësimit të investimeve, turizmit dhe lidhjeve tregtare me Kosovën. Ne jemi optimistë që Serbia dhe Kosova do të bëjnë përparime të mëtejshme në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen e afërt.

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë. Vendet tona kanë qëndruar krah për krah në të dy luftërat botërore dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për një kohë të gjatë integrimin europian të Serbisë”, shkruhet për Vuçiç, në letrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Të fundit

Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit...

Laç/ Pasi ‘fërkuan’ pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç. Klevis Ndreca ka qenë në...

Auto Draft

Trazirat në Champions ndaj Arsenalit, UEFA gjobit Real Madridin

Organi i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Real Madridin me 15,000 euro për sjelljet raciste të tifozëve të tij...

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana,...

Lajme të tjera

Web TV