Koronavirusi/ Vendi i tij po ‘digjet’, presidenti i Kinës ende në ‘gjumë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtunën media shtetërore kineze publikoi një fjalim të Presidentit Xi Jinping, rreth përfshirjes së tij ne masat e marra nga vendi ndaj koronavirusit.

Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën e menaxhimit të situatës pas shpërthimit të koronavirusit. Presidenti kinez është konsideruar me një pjesëmarrje minimale në përfshirjen e gjëndjes së rënduar që po kalon Kina.

Në fjalimin e publikuar, presidenti nuk sqaroi mënyrën se si ishte menaxhuar situate. Mesa duket Presidenti ka dhënë më 7 janar udhëzime mbi situatën dhe ka urdhëruar izolimin e provincës Hubei.

“Më 22 janar, në kushtet e shpërndarjes me shpejtësi të virusit e përballë sdash për ta parandaluar e kontrolluar atë, bëra një kërkesë të qartë që provinca Hubei të zbatonte kontrolle të rrepta e gjithëpërfshirëse për sa i takon lëvizjes së njerëzve”, tha ai gjatë një takimi me udhëheqësit e lartë të Partisë Komuniste.

Publikimi i një fjalimi të 3 shkurtit të Presidentit kinez ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

Zyrtarë të qytetit të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi.

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV