Moti për sot/ E diela ‘pushtohet’ nga dielli

Pas javës me vranësira dhe reshje, fundjava ka nisur me diell. Ashtu si dita e shtunë edhe kjo e diel do të jetë me kthjellime në shumicën e territorit. Ndërsa zonat malore do të jenë ato që do të shoqërohen me vranësira.

Ja parashikimi sipas SHMU: Ditën e diel vendi do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 8m/sek.