“Përgjues” për drejtuesit e mjeteve në aksin Sauk-Teg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit bën të ditur se segmenti më problematik, Sauk-Teg dhe unaza e re në tërësi, që ishte kthyer në pistë për të “fluturuar” drejtuesit e mjeteve dhe jo për të qarkulluar, tashmë është nën kontroll të plotë të Policisë Rrugore.

“Prej 5 orësh kontroll me radar, vetëm një Leje Drejtimi e pezulluar për shpejtësi 122 km/h dhe 4 masa administrative për shpejtësi nga 110 km/h deri në 116/km.  Kontroll është ushtruar edhe me drager për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apa në gjendje të dehur.

Gjatë mbrëmjes së 14 shkurtit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar vetëm 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.43 mg/l ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 16 shkurt vetëm tre raste që varionin nga 0.26 mg/l deri në 0.33 mg/l, asnjë drejtues mjeti i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur as natën e festës e as gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm” njofton Policia.

Kontrolli me radar e dragera do të vijojë përgjatë unazës së re dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë dhe Tiranë – Elbasan-Tiranë.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV