Roza Lati rrëfen pse u nda me milionerin nga Mirdita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roza Lati, moderatorja e njohur është një nga vajzat më të përfolurat në Shqipëri.

Një interes të madh për publikun përbën edhe jeta e saj private e cila është komentuar shpesh herë edhe për lidhjet e dashurisë.

Para disa kohësh, Roza u përfol për lidhjen e dashurisë me një djalë nga Mirdita të quajtur Arbër Tresku. Ishte vetë moderatorja e cila postoi një foto me të duke u puthur në “Instastory”, por duke i mbuluar fytyrën.

Nuk kaloi shumë kohë dhe identiteti i të dashurit të saj u zbulua. Bëheshe fjalë për Arbër Treskun, një djalë nga Mirdita i cili njihej për jetën e luksit.

Ditën e sotme në “Why Not” në TV Ora, Roza Lati është shfaqur si e ftuara e emisionit ndërsa moderatori Kelvi Kadilli ka zënë vendin e saj dhe i ka bërë një intervistë rreth jetës se saj personale dhe profesionale.

Një ndër pyetjet pikantë që Kelvi i ka bërë, ka qenë edhe për lidhjen e saj me Arbërin. Në fillim ajo u ndje në siklet, por më pas vazhdoi të tregojë historinë e dashurisë së saj dhe arsyen pse i dhanë fund lidhjes.

Kelvi Kadilli: Ti ke nxjerrë një foto me një çun që quhej Arbër Tresku e ke pasur të dashur?

Roza Lati: Me gjithë respektin unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë time më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin.

Kelvi Kadilli: Çfarë ndodhi?

Roza Lati: Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj.

Lexo edhe :  E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Kjo është lidhja e vetme që unë e kam bërë publike sepse mua ende më dinin të lidhur me Stinen. Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.

Të fundit

I dha fund armëpushimit? Irani hedh poshtë akuzat e Izraelit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer, vetëm pak orë pas shpalljes së një armëpushimi historik të ndërmjetësuar nga...

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, vjen si përpjekje për të...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Lajme të tjera

Web TV