Incidenti në Derviçan për bustit të Shahinit, Piro Nase: Më kërcënuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Piro Nase tregoi incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Derviçan.  Ai tha se ishte paralajmëruar një tubim patriotik për kundërshtimin e vendosjes së bustit të Vasil Shahinit në afërsi të këtij fshati i cili njihet si ekstremist grek.

Banorët e Derviçanit janë përplasur me mediat dhe u kanë kërkuar që të largohen nga fshati i tyre.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar rreth 4 përfaqësues të shoqatës “Labëria” ku janë marrë në pyetje për 3-4 orë.

Ishte paralajmëruar një tubim në mesditën e djeshme në një forum patriotik me qendër në Gjirokastër ku do të lexohej një deklaratë që kundërshtonte vendosjen e Vasil Shahinit në afërsi të fshatit Derviçan.

Kemi shkuar në orën 10 ashtu siç ishte njoftimi dhe mësojmë nga organizatorët e këtij tubimi se do të organizohej në Derviçan se janë ndaluar në hyrje të Lazaratit 4 ose 5 anëtarë të këtij forumi patriotik dhe janë çuar në komisariatin e Gjirokastër ku janë mbajtu 3-4 orë.

Ne qëndronim në Derviçan duke pritur të vinin përfaqësuesit e këtij forumi patriotik dhe për të lexuar atë deklaratë. Aty kemi pasur kundërshtim nga dy tre përfaqësues të fshatit Derviçan. Aty ka pasur reagim armiqësor karshi meje dhe një kolegut tim. Madje na kanë fyer e na kanë sharë e kërcënuar”, tha Piro Nase për “360 Gradë”

Të fundit

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne...

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Lajme të tjera

Web TV