Komisioneri i BE-së: Me Ramën folëm për reformat dhe solidaritetin për tërmetin

Komisionari për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi shkruan se ka takuar mëngjesin e sotmen kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimin komisionarit BE-së e ka bërë në kuadër të takimin me ministrat e jashtëm të BE-së, ndërkohë që tregon kanë diskutuar për progresin e reformave.

Po ashtu Varhelyi ka shfaqur edhe solidaritetin me situatën pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri duke përmendur edhe konferencën e donatorëve sot.

Diskutim qysh herët në mëngjes me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministrat e jashtëm të BE-së, organizuar nga Luidi Di Maio. Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve.