Pagat e prapambetura/ Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie

Naftëtarët e uzinës së Ballshit nuk kanë rënë dakord me ofertën që i është ofruar nga kompania për pagat e prapambetura dhe iu janë bashkuar grevës së punëtorëve në Poçem.

Kompania private u ka ofruar punëtorëve kontratë të re në muajin mars duke mos i njohur pagat e prapambetura.

Më herët ata kishin paralajmëruar se nëse sot nuk do marrin pagat e prapambetura deri në orën 14:30, do të futeshin në grevë urie.

Greva ka filluar në mjediset e qendrës shëndetësore ku ata janë futur me dhunë brenda ambienteve që ndodhen afër Uzinës së Ballshit./Fjala.al