Presidenti Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:30

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme.  Konferenca është njoftuar për në orën 11:30.

Më herët Rama shprehu shqetësimin se qeveria po e kthen vendin në një shtet policor, duke zaptuar edhe Gjykatën Kushtetuese, pas ndryshimeve të bëra për procedure e betimit të gjyqtarëve.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Ndryshimet e ligjit për policinë e shtetit, sipas Metës, nuk kanë si synim përafrimin me legjislacionin e BE. Për këtë arsye Ilir Meta ngriti alarmin se Edi Rama me Policinë dhe Propagandën po detyron shqiptarët të ikin nga vendi.

“Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Në shtetin e PPP nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”

Të fundit

Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

https://youtu.be/eQH3wLkjDhA?si=g7KHw1EVRHBhYZvi   Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar,...

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e...

Ngjarja e policit në Vlorë; Nuk është rastësi, por simptomë dhe alarm për përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Ngjarja e fundit me policin në Vlorë nuk mund dhe nuk duhet të përgjithësojë të gjithë Policinë e Shtetit. Por po aq...

KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lista përfundimtare përfshin...

‘Pagesë e dyshimtë në mitingun e Kamala Harris’/ Trump kërkon ndjekje penale për Beyonce

Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës bëri thirrje për ndjekjen penale të superyllit të muzikës Beyoncé - bazuar në diçka që nuk ka ndodhur në të vërtetë. Trump pretendoi...

Lajme të tjera

Web TV