Rindërtimi/ Serbia “sfidon” shumë prej shteteve të BE, shuma që dhuroi për Shqipërinë

-Sa dhuroi Greqia për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti?

Serbia ka vendosur të dhurojë një shumë të konsiderueshme për Shqipërinë në raport me shumë prej shteteve të Bashkimit Evropian. Beogradi do të dhurojë 2 milionë euro për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo shifër është shumë e lartë se ajo e dhuruar nga Luksemburgu, që vendosi të japë 120 mijë euro, Spanja 225 mijë euro, Hungaria 750 mijë euro apo Austria me 1 milionë euro.

Bashkimi Evropian ka bërë me dije se do të vendosë në dispozicion të rindërtimit në Shqipëri plot 115 milionë euro.

-Befasojnë Franca dhe Italia, shuma “marramendëse” për rindërtimin në Shqipëri