Sot Konferenca e Donatorëve në Bruksel, Rama: Shpresoj shumë, ditë e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve, ku Shqipëria shpreson te një solidaritet, jo vetëm simbolik.

Ky takim në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje optimist për faktin se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti. Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa banesa.

Kujtojmë se 3 ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Po ashtu, gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama u takua me homologët e tij të Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, ku ata shprehën se do t’i bashkoheshin konferencës së donatorëve për rindërtimin.

Të fundit

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren...

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Lajme të tjera

Web TV