Ivanka Trump ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e shtunë, ku merr pjesë në forumin dyditor të ‘Global Women’ në Dubai. Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është njëherësh edhe këshilltare speciale e tij, është folësja kryesore në evenimentin që u zhvillua të dielën dhe të hënën e sotme.
Ndërsa më vonë gjatë të shtunës, Ivanka e ka vizituar xhaminë më të madhe në atë vend, ‘Sheikh Zayed Grand Mosque’.Ajo ka vënë shami dhe ka ecur këmbëzbathur, duke i respektuar kështu rregullat e objektit të adhurimit islam.“Xhamia e Madhe Sheikh Zayed; një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam”, ka shkruar Ivanka në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram