Del fotoja e Gentian Doçit, ja kush është udhëzuesi i rrëmbimit të Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktualisht në kërkim, Gentian Doçi konsiderohet nga policia shqiptare si koka e organizatës kriminale, e cila realizoi pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës në Kamëz në datën 17 janar të këtij viti. I konsideruar si një eksponent i krimit të organizuar dhe në kërkim ndërkombëtar, pamjen dhe identitetin e Gentian Doçit e njohin pak persona.

Ai dyshohet se ka ndryshuar së paku pesë mbiemra dhe së fundmi ka marrë mbiemrin Funoqi, që përkon me mbiemrin e dajove të tij. Sipas ët dhënave hetuesit ende besojnë se Gentjan Doçi vazhdon të fshihet në Shqipëri, diku në zonën e Dukagjinit dhe mendohet që ai ka lidhje edhe me njerëz të policisë. Por kjo mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim ndërkohë që policia dhe prokuroria kanë në mbikëqyrje një prej grupeve më të fuqishme në Shkodër të cilët dyshohet se janë pjesë e bandës ku është i përfshirë edhe Gentjan Doçi

Dyshimet hidhen pas të dhënave operative që tregojnë se 38-vjeçari vazhdonte të jetonte i qetë në supervilën e tij në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, edhe pse ai kërkohej në Itali prej shumë vitesh. Gentian Doçi mendohet të jetë një nga drejtuesit e një rrjeti trafiku droge, që ka influencë në vendet e Evropës. I quajtur si ‘Grupi i Dukagjinit’, emri i këtij rrjeti doli në skenë pas rrëmbimit të Jan Prengës. Ai shfaqet në datën 17 janar 2020, teksa konsumon kafe me bashkëshorten dhe ndërkohë në distancë, një person monitoron lëvizjet e tij.

Doçi është i vetmi që nuk ka pranuar të flasë në lidhje me dorëzanin që ka hyrë mes tyre dhe Prengëve për të liruar Pengun. Ndërsa i akuzuari tjetër, që sipas policisë dyshohet se ka marrë pjesë në këtë ngjarje, i ka thënë ‘plakut’ se është i gatshëm të bëjë benë me 24 burra në Kishë! n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV