“Do ngrihen 50 shtëpi”, Marin Mema tregon projektin e rindërtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 50 shtëpi pritet të ndërtohen nga fondacioni “Gjurmë shqiptare” në Ishëm të Durrësit, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Gazetari Marin Mema deklaroi në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel se, kjo është pjesë e një projekti të madh së bashku me fondacionin “Gjurmë Shqiptare” me president Marko Kepin. Më tej ai tha se për këtë gjë nevojitet kohë, por ata do të bëjnë të pamundurën për të mos hequr dorë nga rruga e tyre, edhe nëse i duhet të ndeshen me pengesa të mëdha.

“Ne bashkë me djemtë këtë mesjavë do të shohim dhe disa raste të tjera dhe më pas do të vendosim në bazë projektin e madh. Kemi vendosur për Ishmin, që ka rezultuar me 250 shtëpi të shkatërruara. Ne nuk po themi që do të krijojmë geto por do të përpiqemi që të ndërtojmë strehëza moderne dhe të sigurta”, u shpreh Mema.

Sa i përket fondeve të mbledhura për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve, Marin Mema theksoi se është me rëndësi që i gjithë procesi të monitorohet nga ndërkombëtarët.

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV