Janari me 16 viktima/ Ulet numri i aksidenteve, rritet ai i të vdekurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë janarit janë regjistruar 93 aksidente rrugore. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, kur u numëruan 104 aksidente, rënia është 10,6%.

Këto janë të dhënët më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave.

Me rënie është dhe numri i të aksidentuarve. Numri më i madh i aksidenteve është në Tiranë, ndjekur nga qarku i Lezhës.

Sipas INSTAT, në janar u aksidentuan 122 persona nga 153 që ishin në janarin e një viti më parë. Ulja është më shumë se 20%. Por megjithëse numri i të aksidenteve dhe i të aksidentuarve ka rënë, me rritje është numri i qytetarëve që kanë humbur jetën.

Në muajin janar 2020, u regjistruan 16 viktima nga aksidentet rrugore nga 15 që ishin janarin e 2019.

Ndërkohë në gati 80% të rasteve të aksidenteve ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Sipas grupmoshave rezultojnë se drejtuesit nga 25-34 vjeç dhe ata nga 45-59 vjeç kanë numrin më të lartë si shkaktare të aksidenteve.

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV