“Ndihem si polic kopshti”, Klopp ironizon trajnerin e Atletico Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jurgen Klopp është një nga trajnerët më karizmatik dhe që gjithmonë di të tërheqë vëmendjen e medieve me deklaratat e tij. Së fundmi në konferencën e zhvilluar para ndeshjes së Champions League, gjermani ka komentuar përballjen e Liverpool me Atletico Madrid dhe të tijën me trajnerin Diego Simone.

“Njerëzit thonë se unë jam emocional, por nëse unë jam niveli katër, atëherë Diego është niveli 12 vjeç. Unë jam polici i kopshtit krahasuar me të”,-ka thënë menaxheri i Liverpool.

Më tej ai e ka vlerësuar Atleticon si një nga skuadrat më të vështira që mund t’i dilte përballë ekipit të tij.

“Të luash kundër Atletikos është një prej gjërave më të vështira në jetën e një futbollisti. Ata janë një skuadër shumë e mirëorganizuar, një makineri e vaisur që tenton të të shtypë. Ata nuk janë aq dobët sa thonë njerëzit dhe kanë një shans nesër (sot).

Por ata nuk kanë luajtur kundër një skuadre si e jona. Nuk duhet ta harrojmë këtë. Ne jemi gjithashtu të organizuar, luajmë futboll dhe kemi aspekte të ndryshme të lojës.

A ndiejmë presionin e favoritëve? Ne nuk ndihemi si fituesit e Ligës së Kampioneve të sezonit të shkuar, ne jemi një nga kandidatët për ta fituar sërish këtë vit. Duam të jemi në Stamboll. Unë e dashuroj presionin. Nuk më pëlqen ta largoj atë. Por nëse flasim për presion, PSG është favoritja e madhe, kështu që po e lëmë për ata”-deklaroi ndër të tjera gjermani./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV