Rama përballë analistëve/ Ironizon ‘Opinionin’: Shyqyr që s’jeni si ata të KÇK-së së javës së shkuar  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Real Story’ në Neës 24 duke folur për mënyrën se si do të menaxhohet fondi prej 1.15 miliardë eurosh, është ndjerë edhe i relaksuar me panelin e analistëve.

Këtë fakt Rama e solli në vëmendje kur kujtoi picirin që hoqi në studion e emisionit ‘Opinion’ të Blendit Fevziut javën e kaluar ku u përball me gazetarët e kronikës mbi nismën e tij Anti-KÇK. Në këtë përplasje Rama u has me pyetjet e shumta të gazetarëve duke krijuar edhe një kakofoni në komunikimin mes tij dhe të ftuarve në studio.

E për këtë arsye, Rama iu drejtua analistëve si Skënder Minxhozi, Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj se “Ju më dukeni lule në krahasim me ç’më panë sytë tek ajo debati tjetër për OFL-në, që mu duk sikur kishte ardhur gjithë KÇK-ja në debat pavarësisht se ata s’janë të KÇK-së po ishin aty për të bërë debatin me mua.”

Ndërkaq, kryeministri Rama i është përgjigjur pikëpyetjeve të shumta se si do të menaxhohet fondi prej 1.15 miliardë eurosh i dhuruar nga 100 vende të ndryshme të botës për rindërtimin pas tërmetit.

Sipas Ramës, në tryezën e Komitetit të Rindërtimit do të jenë vetë përfaqësuesit e donatorëve të cilët do të monitorojnë nga afër gjithë procesin. Kryeministri shpjegoi se donatorët nuk japin asnjë qindarkë pa pasur një garanci më parë.

“Skenari ynë më optimist ishte 600 mln euro. Po të arrinim këtë shifër do të ishte sërish sukses, ndërsa shuma e mbledhur ishte përtej pritshmërive.

Nëse e keni vënë re, prezantimin e ministrit të Rindërtimit, ishte një tërësi instrumentesh të cilat ishin konsoliduar më parë si qëndrim i përfaqësuesve të donatorëve. Donatorët nuk japin asnjë qindarkë kredi thjesht duke iu treguar historinë e dhimbjes.

Lexo edhe :  Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

Donatorët kërkojnë se cilat janë instrumentet e ekzekutimit të fondeve. Ne nuk do të administrojmë asnjë qindarkë, edhe qindarkat e taksapaguesve shqiptarë, por edhe ato të huajat.

Kemi ndërtuar një mekanizëm për transparencën dhe për ecurinë e zbatimit, dhe komiteti ynë shtetëror i Rindërtimit do të ketë në përbërjen e vet edhe përfaqësuesit e donatorëve.

Nuk të jep njeri lek pa pasur një garanci. Oponencë të të gjithë procesit do të kemi ekspertizën ndërkombëtare, nuk na i japin paratë me një trastë dhe ne shkuam te Exchange i PS-së dhe i thyem aty”, u shpreh Rama në ‘Real Story’.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV