Mërkuri kthehet retrogradë dhe kjo do të prekë të gjitha shenjat e horoskopit deri më 10 mars. Ky është një fenomen jo shumë i rrallë që bën të mundur një prej qëndrimeve më të gjata të këtij planeti në shenjat e ujit.
Si do ta përballojë shenja juaj këtë lëvizje të Mërkurit?
Dashi: Nuk është momenti më i mirë për të thënë gjëra, për të ndërmarrë aventura fjalimesh që pastaj s’do t’i mbani dot nën kontroll. Moderoni fjalët dhe konceptet që planetet dhe yjet të sillen mirë me ju.
Demi: Do të duhet të përballeni me një sqarim, me një çështje që duhet ndarë e zgjidhur së bashku me një mik. Mos merrni për të mirëqenë gjithçka që thotë dhe qëndroni me këmbë në tokë, sepse nuk është koha të besoni shumë tek ëndrrat, të eksploroni në vende ose situata që nuk i njihni.
Binjakët: Mërkuri ju vendos para rrezikut të mosmbajtjes së një premtimi të cilin e kishit shumë për zemër. Sidoqoftë, ju i keni të qartë limitet, defektet, gjithçka që ju mban larg nga suksesi. Zbatojini.
Gaforrja: Mërkuri ju thotë një mijë gjëra, ju premton një numër të pafundëm rastesh, por ju që duhet të bëni llogaritë me shumë planete në retrogradë, do të vendosni të mos keni besim, ç’ka nuk është shumë në tipin tuaj. Shtyjini ëndrrat tuaja në një moment tjetër.
Luani: Mërkuri retrogradë nuk ju shqetëson nga afër, por kjo s’do të thotë se duhet ta injoroni atë. Përkundrazi, kini kujdes me shpenzimet tuaja, me një shopping që rrezikon të dalë jashtë kontrollit, me përpjekje të tepërta që nuk do t’ju bënin shumë mirë.
Virgjëresha: Akoma pasiguri, dyshime të zakonta të lidhura me mendimet më të thella, me stilin tuaj, me mënyrën e të sjellurit me të tjerët. Por është më mirë kështu, të merrni një pushim dhe të rifilloni përsëri me ide më të qarta. Ose të paktën duke besuar.
Peshorja: Mërkuri përfaqëson të gjithë mungesën tënde të dëshirës, mosbindjen dhe mosbesimin për t’ju përkushtuar diçkaje që nuk ju pëlqen dhe nuk e keni për zemër. Merrni kohë dhe shkëputuni nga impenjimet e detyrat. Kthehuni në një dimension më të lehtë, më shpirtëror.
Akrepi: Nuk duhet të nënvlerësoni një situatë praktike ose ekonomike që ju prek pak a shumë në mënyrë direkte. Gjithashtu kini kujdes të mos e teproni me butësinë, argëtimin, duke u dhënë të tjerëve një përshtypje të gabuar për ty.
Shigjetari: Paqartësitë nga brenda jush nuk po mbarojnë, keni dyshime dhe pasiguri për njerëzit e afërt. Do të jetë një moment pa konfirmime dhe përgjigje, një kohë e pezulluar në të cilën duhet të heshtni dhe të prisni konfirmimet që ju nevojiten.
Bricjapi: Për ju të Bricjapit, kjo lëvizje e re e Mërkurit ju rekomandon maturi sidomos me fjalët dhe qëndrimet, por edhe kujdes më të mirë për rregullat dhe imazhin. Priten keqkuptime të mundshme edhe nga ju.
Ujori: Mërkuri, tashmë në shtëpinë e dytë është gati të kthehet dhe të përqafojë yjet e tua, të sugjeron kujdes dhe ndjeshmëri me gjërat praktike, angazhimet dhe detyrat përditshme. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka mos hezitoni të kërkoni këshilla.
Peshqit: Ky Mërkur peshon shumë mbi ju, me njerëz dhe situata që krijojnë kaos i cili në shtëpinë tuaj nuk mungon kurrë. Nuk është momenti ta filloni javën me shumë pyetje, me shumë sqarime.