Turqia tronditet sërish nga tërmeti/ Ja sa ballë ishte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me një madhësi prej 5.2 ballësh ka goditur Turqinë para disa minutash. Epiqendra e tërmetit mësohet të ketë qenë në rrethin Kirkağaç të Manisa të shtetit turk.

Sipas mediave të huaja, tërmeti u ndje në Izmir, Bursa dhe në Stamboll.

Ndërkaq, Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), bëri të ditur se “një tërmet me madhësi 5.2 ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale), epiqendra e të cilit ishte Manisa Kırkağaç.Po sipas AFAD njoftoi se “thellësia e tërmetit ishte 6.98 km.” Deri më tani nuk është raportuar për dëme të materiale e as për persona të lënduar.

Turqia u godit muajin e kaluar nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 41 viktima. 

Trupat e dy viktimave të ‘zhdukur’ nga tërmeti të cilët u gjendën nën rrënojat e një ndërtese të shembur, e çuan në 41 numrin e viktimave në Turqi.

Nga tërmeti me magnitudë 6.8 u plagosën gjithashtu më shumë se 16000 persona të tjerë. Së paku 45 vetë janë shpëtuar nga rrënojat, të gjallë, raportojnë mediat turke dhe ata ndërkombëtare.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë një punë të lavdërueshme në drejtim të shpëtimit të sa më shumë jetëve.

Tërmeti goditi qytetin e Elazgi, i cili ndodhet 565 kilometra (350 milje) në lindje të Ankarasë. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta. /Fjala.al/

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV