Aksident në Gramsh, plagoset rëndë një grua

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Mashan të Gramshit.

Mësohet se mjeti i tipit ‘Golf’ ka dalë nga rruga dhe drejtuesja është plagosur rëndë. E aksidentuara është identifikuar me emrin Klara Hoxha, 30-vjeç.

E reja është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendngjarje duke hetuar shkaqet e aksidentit./Fjala.al