E pabesueshme/ Njihuni me 28-vjeçaren që vuan nga varësia seksuale

Teksa merr në dorë celularin e saj, britanikja Frankie Considine nis të kalojë mes dhjetëra emrave të burrave të listuar në kontaktet e saj. Ajo thotë se ka bërë seks me katër prej tyre në 24 orët e fundit, dhe kërkon me ngut të lërë një tjetër takim.

“Mund të funksionoja e të vazhdojë ditën time vetëm nëse e dija që do të merrja goditjen e radhës në seks”- thotë Frankie, e cila pretendon se ka fjetur me 130 burra. “Ishte aq shumë një prioritet për mua saqë e planifikoja para punës apo kujdesit për veten”.

Por megjithëse Frankie i shijonte emocionet, thotë se kishte një kosto të lartë për shëndetin e saj fizik dhe mendor. Ajo nisi të bjerë në depresion, mori shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe mbeti shtatzënë pa e pasur idenë se kush ishte i ati, para se të diagnostikohej zyrtarisht me varësi nga seksi.

“Thoja në punë se isha sëmurë për t’u takuar me miqtë për seks”, thotë 28-vjeçarja e cila i bashkohet personave të tjerë të njohur me varësi nga seksi si Tiger Woods, Russell Brand dhe ish i dashuri i Katie Price, Kieran Hayler, e cila megjithëse është një sëmundje e lidhur kryesisht me burrat, llogaritet se ka në Britani rreth 660,000 femra që e “vuajnë”.

Në rastin e Frankie, ajo beson se uria e saj për seks kishte të bënte me traumën e divorcit të prindërve dhe marrëdhënien e saj të vështirë me trupin e saj. Prindërit e saj u ndanë kur ishte 13 vjeç dhe e ëma iu largua. Kështu që shpesh ajo qëndronte e vetme në shtëpi teksa babai ishte në punë si taksixhi.

“Hyja në internet dhe flisja me njerëz për të kërkuar vëmendje. Kam qenë gjithmonë një vajzë e mbushur dhe duke u rritur kjo u bë e vështirë, prandaj kur kisha vëmendje seksuale e isha më e qetë”.

Lexo edhe :  Kryeministri britanik: Putini nuk është serioz kur flet për paqen

Gjatë tre viteve të fundit Frankie thotë se ka fjetur me më shumë se 80 burra, miq, ish të dashur ose të tjerë që i takonte në barin me emrin sugjestionues Plenty of Fish (Peshq sa të duash). Ajo tani ka nisur konsultat mjekëore për të bërë të mundur kurimin nga kjo varësi.  Burimi /The Sun/