Horoskopi, njihuni me fatin për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Hëna dhe Mërkuri do krijojnë një ambient të përshtatshëm sot që ju të përjetoni shumë emocione. Më në fund do arrini lumturinë që keni ëndërruar. Edhe nëse keni pasur probleme do t’i zgjidhin. Në punë do keni ide shumë të mira dhe keni për të arritur shumë lart. Kujdes vetëm nga xhelozia e të tjerëve. Mund të bëni edhe transaksione financiare sepse buxheti do jetë mjaft i stabilizuar.

Demi
Do jeni paksa impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme, do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Në punë, nëse punoni për dikë tjetër, keni për t’i pasur gjërat disi më të lehta. Kolegët do iu mbështesin dhe mund të arrini atje ku dëshironi. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do prishni.

Binjakët
Ju të dashuruarve Hëna do ju bëjë më romantike se kurrë. Do krijoni një klime aq të ngrohtë saqë partneri nuk do dojë t’iu largohet për asnjë çast. Ju beqarët do keni një ditë magjike dhe shumë emocionuese. Në punë do iu jepen një post shumë ndryshe nga ai që keni dhe fillimisht do stresoheni pak. Pak nga pak do ja merrni dorën dhe do arrin i gjithçka doni. Me financat nuk priten aspak vështirësi sepse në çdo moment do dini t’i bëni me kujdes llogaritë e planet.

Gaforrja
Do jeni paksa kapriciozë gjatë kësaj dite, por gjithsesi në fund do arrini të merrni atë që dëshironi. Në përgjithësi, për ju të dashuruarit, kjo e sotmja do jetë e favorshme. Të dyja palët do jeni më të gatshëm për bashkëpunim dhe herë pas here do hapin rrugë. Në punë do jeni goxha të motivuar. Buxheti do ketë vështirësi të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.

Luani
Gjatë kësaj dite as vetë nuk do dini çfarë është prioritet për ju dhe nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ju të dashuruarit nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe do e lini pas dore jetën tuaj në çift. Ky në fakt do jetë një gabim i madh që do sjellë pasoja edhe për të ardhmen. Në punë keni sfida për të mëdha për të kaluar para se të arrini atë që doni. Mos i mendoni gjërat të lehta dhe bëni durim për gjithçka.

Virgjëresha
Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më fantastike. Nuk do ngurroni të përgatisni as surpriza për atë që keni në krah. Pak reflektim do ju bëjë mirë. Në punë do keni ide goxha të mira dhe falë ndihmës së shefave do arrini t’i realizoni objektivat. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Lexo edhe :  "Merru pak me burrin tim"/ Olta shtang Arbanën me kërkesën e saj: Je në terezi moj

Peshorja
Gjatë kësaj dite mos kërkoni të jeni në qendër të vëmendjes, por bëni në heshtje atë që iu kërkohet. Ju të dashuruarit do përkujdeseni në detaje për partnerin tuaj dhe kjo do e bëjë atë të marrë vendime të mëdha. Që sot e tutje ai do ju mbajë me pranë dhe nuk do reshtë së ju surprizuari. Në punë mos iu dilni asnjëherë kundër eprorëve sepse do dilni të humbur. Nëse keni ndërmend të kërkoni diçka, prisni momentin e duhur.

Akrepi
Do jeni shumë kureshtarë gjatë dhe do doni të provoni edhe gjëra të reja. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk ka për të pasur probleme të mëdha përveç ndonjë grindjeje të vogël për çështje vëmendjeje. Mbrëmja do jetë më e qetë dhe mund të kaloni çaste romantike. Hëna ka rrezik t’iu bëjë paksa të palogjikshëm me shpenzimet dhe ekuilibri financiar do tronditet.

Shigjetari
Do keni më shumë vullnet dhe do bëni të pamundurën për të zgjidhur edhe disa probleme që keni pasur. Ju beqarët nuk duhet të krijoni shumë iluzione për dikë që do takoni sepse mundet të lëndoheni. Në punë vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme, megjithatë kjo nuk duhet t’iu bëjë të ndalni përpjekjet. Financat do jenë në një gjendje goxha të mire dhe do e keni më të lehtë të bëni investime.

Bricjapi
Do jeni strategë të vërtetë gjatë kësaj dite dhe do dini si të veproni në çdo moment. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e ngrohtë. Do ndiheni më të çliruar dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Në punë nuk do keni frikë të ndërmerrni sfida të reja dhe asnjë pengesë nuk do iu trembë. Edhe vetëm ju mund të arrini shumë lart. Shpenzimet do i kryeni pa bërë llogari dhe në fund të ditës kjo do sjellë probleme.

Ujori
Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot dhe jo vetëm që do trishtoheni nga realiteti, por mund të bëheni edhe agresivë. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës nën presion dhe të paorganizuar. Bëni shumë kujdes dhe mundohuni të ndryshoni pasi do iu zëvendësojnë me dikë tjetër më shpejt nga sa mendoni. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë sepse nesër keni për të pasur probleme të konsiderueshme.

Peshqit
Dielli dhe Urani do iu inkurajojnë gjatë kësaj dite dhe do jeni më të gatshëm për të filluar projekte të reja. Do ndiheni edhe më të pavarur. Ju të dashuruarit do keni shumë nevojë të shkëlqeni dhe do bëni të pamundurën që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e mirë. Do jeni edhe më të aftë në fushën tuaj dhe të tjerët do kenë më tepër besim. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Gjendja ka për të mbetur e shkëlqyer edhe sot.

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV