“Ervis Martinaj dhe vëllezërit Kaçorri të justifikojnë pasurinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon operacioni Forca e Ligjit për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Një nga emrat që ka përmendur sot OFL është Ervis Martinaj, në hetim për vrasje me paramendim.

Kujtojë se Martinaj ka 48 orë nga sot, për të vetëdeklaruar pasurinë së bashku me argumentet dhe burimin e tyre, për t’u futur më pas në ‘sitën’ e Operacionit Forca e Ligjit, dhe më tej SPAK-ut e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nëse pasuritë e tij janë apo jo me burime të ligjshme apo me përfitime të ardhura nga bota e krimit.

Gjithashtu, Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive edhe dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, të dënuar në Itali për trafik të armëve, por dhe të dyshuar për vrasje.

“Brenda 48 orësh, të tre, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e OFL-së.

Ervis Martinaj është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.

OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

Lexo edhe :  Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

 

Të fundit

Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: “Bashkia nuk është zyrë partie”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e...

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. A2 CNN raporton se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa...

Lapaj zbulon ofertat: Rama ka dy muaj që tenton…

Të mërkurën Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se do të shpërndajë mandatet parlamentare për Qarkun e Tiranës, por dy udhëheqësit e Koalicionit Nisma...

Renditja e UEFA-s: Real Madrid numri 1, pas tij një klub surprizë

Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në arenën ndërkombëtare. Bavarezët aktualisht renditen si...

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh,...

Lajme të tjera

Web TV