I doli video erotike, ish trajneri i Sadikut e Bares hedh në gjyq klubin

Skandali i videos erotike që u përhap në rrjetet sociale i kushtoi shumë trajnerit të Malagas dhe njëkohësisht të dy lojtarëve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Sadikut dhe Keidi Bares.

Victor Sanchez del Amo u shkarkua në fillim të këtij viti, por sipas tij ky vendim ishte i padrejtë.

Klubi spanjoll dhe 43-vjeçari nuk kanë rënë dakord për kompensimin dhe për këtë arsye ai ka vendosur ta hedh në gjyq Malagan.

Sanchez ka kërkuar që të paguhet 600 mijë € për mbyllje të parakohshme të kontratës me skuadrën spanjolle.

Në vend të tij, Malaga tashmë ka vendosur Serxho Peliser, ndërsa problemet e theksuara financiare të klubit po ndikojnë dhe në rezultatet e skuadrës këtë sezon në La Liga 2./Fjala.al/