Jo 5 mln dollarë, SHBA rrit donacionin për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin shumën e donacionit për Shqipërinë. Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Uashingtoni njoftoi se do të jepte një shumë prej 5 milionë dollarësh. Pjesa më e madhe e fondit do të shkonte për transparencën e fondeve të tjera.

Por kryeministri Edi Rama bën me dije se fondi i SHBA-së do të rritet. Ambasadorja Yuri Kim i ka konfirmuar sot në takim se fondi prej 5 milionë dollarë do të shtohet.

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin. Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, shkruan kryeministri Rama.

Të fundit

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Në rininë e tij ka qenë edhe futbollist, por mbahet mend shumë pak. Hansi Flik padyshim mund të tregojë shumë më tepër sesa një...

Kërcënoi kandidaten e PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Është arrestuar ditën e sotme në Lezhë 27-vjeçari Xhejson Seferaj, i cili akuzohet se është një nga personat që kanë kërcënuar babain e kandidates...

Lajme të tjera

Web TV