President vs Qeveri/Sandër Lleshaj: Meta ka dalë komplet nga binarët  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tensionet mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta, ka ndërhyrë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka shtuar edhe më shumë dozën e kundërpërgjigjes ndaj kreut të shtetit.

Në një postim në Twitter, Lleshaj thotë se ka ardhur koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit!

Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet”, shkruan Lleshaj.


Sipas tij, “fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të Kreut të Shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik

Ndërkaq, Lleshajt i është kundërpërgjigjur edhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmesi një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai shkruan se rendin në 2 mars do ta garantojë presidenti bashkë me popullin.

Lexo edhe :  Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan Blushi.

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si “Besëlidhja kundër grushtit të shtetit”.  Kreu i shtetit ka bërë të ditur se aty do të firmosë një dekret të rëndësishëm për çmontimin e këtij grushti shteti.

Të fundit

“Ponte Morandi”, ura që sfidoi kohën por jo harresën

Përgatiti: Leonard Veizi Në zemër të Xhenovës, si një plagë e hapur mbi lumin Polcevera, qëndronte historia e një ure...

Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin...

Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua

Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të...

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Lajme të tjera

Web TV