Zhdukja e Dodë Prengës, Apeli i mban në burg autorët e vrasjes makabre!   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e burrave të familjes Hajri dhe të dy punonjësve të kompleksit luksoz ‘Golden’ për ndryshim mase sigurie. Ata kanë kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit, lirim që sipas tyre e bazonin në faktin e ata nuk ishin autorë të asaj ngjarjeje të rëndë.

Pavarësisht faktit se prokuroria dhe policia pretendojnë se kanë pamje filmike të momentit horror të daljes së trupit nga kompleksi, ku Dodë Prenga shihet i zhveshur dhe rrobat e tij i mbani njëri nga të arrestuarit në një qese të zezë mbeturinash. Por edhe pse prokuroria e ka të kopsitur pjesëmarrjen e tyre në këtë akt të tmerrshëm, nëpërmjet mbrojtësve të tyre, familja Hajri ka kërkuar lirimin e një burri dhe dy të rinjve që janë nën të paktën 5 akuza për këtë krim.

Bashkë me ta janë edhe dy të rinj, njëri kopshtar dhe tjetri meremetues gjërash në kompleks të cilët përbëjnë grupin e parë të të arrestuarve për krimin që shokoi gjithë opinionin publik. Edhe pse prokuroria pritet ta kalojë dosjen e rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Dodë Prengës në SPAK janë të dhëna të tjera tronditëse që pasojnë gjithë aktin barbar që ka pasur historinë e një përplasjeje për trafik kokaine në Angli.

Kështu Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili do të jenë në qeli në të njëjtën masë sigurie dhe aktualisht nën 5 akuza të rënda. Mësohet se janë në kërkim të paktën edhe 10 persona të tjerë, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publik.

Gentjan Doçi me familjen e tij, me djem të grupit Bajri në Shkodër dhe dy persona të tjerë nga Dukagjini, pretendohet të jenë edhe protagonistët kryesor të asaj ngjarjeje ndërsa trupi është dorëzuar tek Altin Hajri i cili dyshohet se është edhe personi që u kujdes për zhdukjen. Policia nuk ka arritur ende ta ndalojë kapon e grupit Hajri, i cili shihet qartë teksa pi cigare në momentin që nxirret trupi i pajetë i Prengës dhe futet në furgonin e bardhë në garazh.  n.k/Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV