Buxhuku: Fondet, shpresë për të dëmtuarit dhe oksigjen për ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në një intervistë për gazetën “Fjala”, pohon se menaxhimi i fondeve që i janë premtuar Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve tejkalon ekonominë dhe financat. Përveçse janë një shpresë e prekshme për të dëmtuarit nga tërmeti, fondet janë oksigjen për ekonominë, prej vitesh në gjendje mjaft të vështirë në të gjithë treguesit makroekonomikë.

Si e vlerësoni shumën 1.15 miliardë euro që iu vu në dispozicion Shqipërisë për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit?

Shumë më tepër sesa vetë shuma e ndihmës financiare të premtuar unë vlerësoj angazhimin e drejtpërdrejt të BE-së në organizimin e Konferencës së Dhuruesve për Shqipërinë. Duke shtuar edhe shumën e madhe të ndihmës financiare, mendoj se përfshirja e BE ishte me synim politik afatgjatë, që tejkalon ndjeshëm thjesht pasojat e tërmetit. Mendoj se Bashkimi Evropian ka zgjedhur rastin e shërimit të pasojave të tërmetit për të filluar një program tërësor të zhvillimit ekonomik të tipit të planit “Marshall” për Shqipërinë si shoqërues të reformës në drejtësi tashmë të filluar. Gjithashtu, dëshiroj të vlerësoj ndihmën e vendeve si Turqia, Emiratet e Bashkuara, Katari etj., që flet qartë për nevojën e vazhdimit, bashkëpunimit dhe përfshirjes së Shqipërisë pa paragjykime snobiste në Organizatën e Vendeve Islamike.

Sa janë dhuratë dhe sa janë borxh?

Ndarja ende nuk është e qartë përfundimisht, por mbështetur në të dhëna të besueshme, 265 milionë euro janë dhuratë dhe 885 milionë euro janë në formën e huave me kushte më të buta sesa të tregjeve financiare.

Cilat janë kushtet e pjesës së borxhit?

Nuk ka të dhëna të sakta edhe nga përfaqësues të qeverisë, por detyrimisht duhet të jenë më të ulëta sesa të tregjeve financiare. Përndryshe nuk do të kishte kuptim.

Lexo edhe :  Bien të ardhurat, në janar-mars u mblodhën 1 miliard lekë më pak se plani

Cilët janë sektorët prioritarë për të përfituar fondet nga donacionet e kreditë që ofroi BE?

Mbetet për t’u saktësuar edhe kjo pjesë, por rindërtimi i banesave, shërbimet publike, godinat sociale, infrastruktura etj., mendoj se janë parësore. Kjo, të paktën për pjesën që ka lidhje me financimet dhuratë. Pjesa që u takon huave, kredive, është më e ndërlikuar.

Cila është strategjia që duhet të ndjekë qeveria për efikasitetin dhe përdorimin e parave?

Së pari, duhet të veprojë shpejt për procesin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara dhe infrastrukturës përkatëse me paratë e dhuruara dhe/ose buxhetit. Ndërkohë, duhet të mendohet mirë për mënyrën se si do të përdoret pjesa e financimeve në formën e kredive, duke pasur parasysh balancat e borxhit publik, deficitit buxhetor dhe mundësive reale të thithjes së fondeve. Borxhi publik me çdo kusht nuk duhet prekur në rritje. Janë mundësitë edhe të zëvendësohen pjesë të borxhit të tashëm me huat më të buta të premtuara në Konferencën e Dhuruesve.

A duhet një monitorim “special” për këto fonde?

Është domosdoshmëri dhe këtë e kanë të qartë edhe drejtuesit e BE-së, SHBA-së, por besoj se mesazhin e ka marrë mirë edhe qeveria shqiptare.

Çfarë përfiton realisht ekonomia me injektimin e një shume aq të konsiderueshme parash?

Në radhë të parë, jepet shpresë e prekshme për të dëmtuarit nga tërmeti, vëllezërit dhe motrat tona. Ndërkohë, injektimi i vlerave të mëdha financuese i jep oksigjen ekonomisë shqiptare prej vitesh në gjendje mjaft të vështirë në të gjithë treguesit makroekonomikë. Nëse përdoren mirë, mund të jetë një shpresë ringjalljeje, por kjo kërkon edhe shumë organizime e masa të tjera, që tejkalojnë thjesht ekonominë dhe financat.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV