“Koha për ta çuar në fund amanetin”, Hajdari njofton lëvizjen e re politike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 29 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një mesazh të fortë. Hajdari thekson se ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra.

Deputetja flet edhe për një amanet që duhet të realizohet, çka lë të hapur mundësinë e krijimit të një force të re politike.

“Ka ardhur koha për ta çuar amanetin e atyre që dhanë jetën për demokraci deri në fund”, shprehet Hajdari në videomesazhin drejtuar qytetarëve.

Sipas Hajdarit, 29 vite pas rrëzimit të komunizmit, shqiptarët kanë dështuar në dy aspirata, ndërtimin e demokracisë funksionale dhe ndëshkimin e përgjegjësve të krimeve të komunizmit.

Reagimi i plotë

29 vite më parë të drejtuar e frymëzuar nga lëvizja studentore, qytetarët shqiptarë rrëzuan një nga regjimet më të egra diktatoriale në botë.

Kjo është një ditë e cila duhet të mbetet e lartësuar në memorien e gjithsecilit prej nesh, por edhe e gdhendur në historinë e popullit shqiptar.

Një ditë që na tregon fuqinë e bashkimit mbi përçarjen, forcën e popullit mbi diktatorët, forcën e ideve mbi dhunën e terrorin.

Fatkeqësisht, 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.

Kemi dështuar në ndërtimin e një demokracie funksionale duke vazhduar të operojmë me një mentalitet drejtues gati diktatorial, i cili pasqyrohet që nga mënyra se si drejtohen partitë politike me grusht të hekurt nga kryetarët e deri te format aspak demokratike të qeverisjeve. Për këtë arsye unë kam luftuar, po luftoj dhe do luftoj pa kompromis për të demokratizuar vendin. Një nga mjetet për ta realizuar këtë është padyshim ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke ia dhënë fuqinë që sot kanë kryetarët, qytetarëve.

Lexo edhe :  Dosja kundër Berishës, gazetarja zbulon detajet: Provat, deri në dy vite...

Së dyti, kemi dështuar të bëjmë një bilanc të plotë të asaj që ndodhi gjatë diktaturës dhe të ndëshkojmë përgjegjësit.

Ende sot, ish drejtues apo bashkëpunëtorë të rrezikshëm të regjimit e sigurimit vazhdojnë të jenë pjesë e vendimarrjes, duke minuar demokracinë.

Jam krenare që sot i kam propozuar Kuvendit dhe Këshillit Politik një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës, para se të konfirmohet si kandidaturë e zgjedhshme në çfarëdo posti publik.

Ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra.

Ka ardhur koha për ta çuar amanetin e atyre që dhanë jetën për demokraci deri në fund.

Të fundit

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Lajme të tjera

Web TV