Koronavirusi/ Pamje prekëse të gruas kur i jep lamtumirën shefit të spitalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa pamje të trishta janë kapur në momentin kur gruaja e shefit të një spitali në Wuhan i ka dhënë lamtumirën e fundit me lot në sy burrit të saj pasi virusi vdekjeprurës i mori atij jetën.

E shkatërruar, infermierja Cai Liping shihet në kamera duke qarë me të madhe dhe duke ndjekur fugonin që po merrte trupin e pajetë të burrit të saj nga një spital në epiqendrën e shpërthimit.

Partneri i saj, 51-vjeçari Dr. Liu Zhiming, u shpall i vdekur të martën në mëngjes pasi nuk e mposhti dot sëmundjen vdekjeprurëse ndërsa kishte një muaj që luftonte për jetën, sipas zyrtarëve shëndetësor të qytetit të Wuhan-it.

Dr Liu died of the disease at around 11am on Tuesday after contracting it at work, health officials confirmed

Dr Liu, ish drejtori i spitalit Wuhan Wuchang, ishte drejtuesi i parë i një spitali që humbi jetën nga virusi cili ka vrarë më shumë se 2.100 njerëz.

Ai sapo kishte festuar ditëlindjen një javë para vdekjes së tij dhe kishte refuzuar që gruaja e tij të kujdesej për të gjatë trajtimit të tij nga frika mos ajo merrte virusin prej tij, raportoi Hubei Daily.

Familja, miqtë dhe kolegët e tij u mblodhën jashtë degës Zhongfa Xincheng të Spitalit Wuhan Tongji të martën pasdite për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Një tjetër video e shpërndarë nga Hubei Daily tregon të afërmit dhe kolegët e tjerë të Dr. Liu të cilët qanin papushim ndërsa mbanin maska në fytyrën.

Cai, infermierja kryesore në njësinë e kujdesit Intensiv në Spitalin Nr. 3 Wuhan, nuk kishte qenë në gjendje të shihte burrin e saj për gati një muaj para se ai të vdiste./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:DailyMail

Të fundit

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Lajme të tjera

Web TV