Lleshaj merr IKMT-në/ Ministri zbardh kompentencat e strukturës së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit tashmë do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit dhe kalon nga varësia e Ministrisë së Mjedisit te e Brendshmja. Kreu i këtij dikasteri Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të IKMT dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, në Policinë e Shtetit duke sqaruar se cila do të jetë detyra e strukturës së re.

Ministri i Brendshëm gjithashtu në fjalën e tij kërkoi ashpërsimin e luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike. “Dua të them që viti që shkoi ka paraqitur një nivel të fortë të angazhimit të strukturave, në numrin e lartë të personave të proceduar, të mjediseve të kontrolluara dhe bimëve të sekuestruara. Por na ka dëshmuar një numër të lartë të goditjes së zyrtarëve që kanë përgjegjësi për kontrollin e territorit, të pyjeve, vetë policisë, etj për mos ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave dhe bashkëpunim. Për këtë vit puna ka filluar por kërkohet më shumë ritëm që ky operacion të përfundojë para fillimit të pranverës. Ccdo sipërfaqe kudo që të jetë do të shkaktojë një proces ndaj personave që kanë përgjegjësi për atë territor, nga vendorët, te policia, etj. Ccdo centimetër, jam besimplotë që do ta bëni këtë detyrë, që 2020 të thellojë suksesin në luftën kundër kanabisit, për ta mbyllur këtë histori njëherë e mirë nga axhenda e punës sonë’.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të zgjerojë fushën e veprimit.

“IKMT-ja tashmë do të zgjerojë fushën e veprimtarisë, do të mbrojë jo vetëm territorin, por edhe mjedisin, me theks te pyjet. Ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandaluese në mbrojtje të mjedisit, të godasë veprimtarinë e paligjshme dhe të sigurojë që vendi zhvillohet në kushte normale. Ajo që do të ndodhë është një fuzion i funksioneve të deritanishme të IKMT-së. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese, të përmirësohet kontrolli i territorit, të evitohen shpenzimet e panevojshme. Por përse është bërë kjo lëvizje? Së pari duke qenë se IKMT ka kryer një funksion të rëndësishëm në mbrojtje të territorit, ne do të arrijmë ujin, territorin dhe pyjet. Ne do të arrijmë që funksionet të kryhen në kuadër të një veprimi të përbashkët, që tani do të jetë Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit. Strukturat e reja të IKMT-së të inspektimit të mjedisit të pyjeve dhe ujërave do të kryhen në bashkëveprim me policinë.

Lexo edhe :  Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

 

Të fundit

Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte ‘non gratën’, por u dashkan 6 mln euro

Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të...

Napoli merr “timonin” e Serie A, Interi pëson disfatë në shtëpi ndaj Romës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolognan. Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat...

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-ën. Ekipi i drejtuar nga...

VIDEO: Super Rey Manaj! Shënon dhe nxjerr ekipin nga zona e rrezikut. 11 gola këtë sezon

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është treguar deçiziv për ekipin e tij në Turqi. Sivasspor fitoi 2-0 kundër Antalyaspor dhe pas javës së 33-të...

Fushata elektorale, Rama me gratë dhe vajzat e Vlorës, “Marigoja” qëndis flamurin

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë e valle në takimin që po zhvillon sot me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës. Madje...

Lajme të tjera

Web TV