Rikthehen temperaturat minus, shi, borë dhe diell  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shi, borë dhe ulje temperaturash për pjesën më të madhe të ditës. Por nga e nesërmja do të ketë diell po edhe ngrica. Kështu sot moti me vranësira të dendura dhe reshje shiu do të vijojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje dëbore do të ketë në zonat e thella malore. Këto kushte atmosferike, sipas të dhënave mbeten deri në mesditë kur moti përmirësohet gradualisht duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore. Nata rikthen kthjellimet në të gjithë vendin po dhe uljen drastike të temperaturave.

Sipas të dhënave temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat nga -1°C në 14°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Pjesa më e madhe e kontinentit tonë vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e dendur, reshjet e shiut dhe stuhitë e dëborës do jenë dominuese. Pas të sotmes edhe në vendin tonë nuk do të ketë më reshje, ndërkohë deri ditën e hënë temperaturat do të jenë të ulëta. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV