U dëmtua në takimin me Cagliarin, si është gjendja e Hysajt tani?

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Elseid Hysaj la fushën gjatë ndeshjes së Napolit me Cagliarin, pasi mori  një dëmtim deri diku të rëndë.

Ai u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 80-ë të lojës,ndërsa këto ditë ishte diskutuar që mund të mos merrte pjesë në takimin e radhës të Napolit duke alarmuar në një farë mënyre trajnerin Gennaro Gattuso.

Megjithatë duket se 26-vjeçari e ka kaluar problem dhe është i gatshëm të luajë në ndeshjen me Brescian./Fjala.al/