Aksidenti i tmerrshëm në Fushë-Krujë, ndërron jetë 40-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmë policia njoftoi se në spitalin e Traumës ka ardhur një person me plagë të rënda për shkak të aksidentit që kishte ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Milot. Policia ndërhyri duke ndaluar personat që gjendeshin nëpër makinat që u përfshinë në përplasjen e rëndë, ndërkohë që u mësua se përplasja ka rezultuar fatale për një person që po udhëtonte me motor. Njëra nga makinat e ka goditur motorin në anësore dhe më pas një tjetër e ka marrë para.

Sipas policisë i  plagosuri nga aksidenti që u regjistrua mbrëmë në Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Viktima është Agustin Marku 40 vjeç.

Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi mbrëmë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz. Drejtuesi i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur nga pas ‘Opeli’-n.

Drejtuesi i ‘Opelit’ u shpreh se nuk e pa motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia dhe ekspertët janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të rindërtuar edhe njëherë skenën  e aksidentit që i mori jetën Markut!

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV