Braçe publikon pamjet; Si u ndaluan administratorët e basteve nga RENEA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një reagim për operacionin policor që vuri në pranga 115 persona për vijimin në paligjshmëri të basteve online, zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se ata rrezikojnë nga 7 deri në 15 vite burg.

Braçe thotë se pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive prej fillim vitit 2019, ky fenomen ka vijuar, edhe pse jo me përmasa të mëdha sipas tij, por që meriton të njëjtën goditje si kjo e policisë me qindra arrestime.

Zv. kryeministri ka publikuar foto dhe video nga çfarë policia ka gjetur, ndërsa momenti më pikat është ai i arrestimit në flagrancë i disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e RENEA-s.

Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg. 

Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak.

Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falënderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme.

Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!”, shkruan Braçe në Facebook.

 

View this post on Instagram

 

Kujtuat se ju kishim harruar? 115 NE PRANGA PER BASTET! 84 NDER TA ADMINISTRATORE! NGA PARAJSA E MILIONA LEKEVE FITIM NE DITE TEK FERRI 7-15 VITE BURG! Bastet, bixhozi jane te paligjshem ne kete vend! Por keta nuk heqin dore; Nuk mund te rrine dot pa fitimet qe tani jane jo vetem 100% te paligjshme por edhe 100% te tyre! Grabitja e shqiptareve te varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shume me pak. Ndaj duhej goditja e forte e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijoje! Une dua te falenderoj #POLICINEESHTETIT per hetimin e veshtire e tejet profesional, durimin per te kapur ne flagrance secilin administrator. Por mbi te gjitha dua te falenderoj cdo qytetar, prind a familjar qe ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua te nxis edhe me tej cdo qytetar qe vihet ne dijeni te aktivitetit te paligjshem te bixhozit te informoje policine e shtetit. Ata do te jene aty per te goditur, njesoj si dje! Duhet ti ndihmoni ju; TE VETMIT QE FITOJNE NGA BIXHOZI JANE ORGANIZATORET, JU JENI ATA QE HUMBNI! BENI LLOGARINE TUAJ DHE NUMERONI SA KENI HUMBUR JU! TE GJITHA I KANE FITUAR ATA!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Të fundit

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth,...

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Lajme të tjera

Web TV